Ty, që të zë lindja e diellit pa futur gjumë në sy, me foshnjë në krahë, tek orvatesh sa poshtë sa lartë, ikë larg dhomave se mos ua prish gjumin të tjerëve, pavërejtshëm të kap mëngjesi për dore tek rinisë për të satën herë, si një ushtar besnik, punët e ditës!
Ty, që të ngulfat ndjenja e fajit nëse në ditë vikendi nuk shndërrohesh në të përhiturën, nuk e bënë shtëpinë dritë, nuk e mbush tavolinën me gatime, nuk ua bënë të gjitha qejfet fëmijëve, ani që krahas teje edhe Gjergj Elez Alia me 7 plagë është ndjerë më mirë!
Ty, që po përfundon për të satën herë klasën e parë e dytë e tretë, tek përfundon edhe studimet tua por në vetë sakrificat që bënë gjenë forcë dhe vullnet për të vazhduar tutje dhe nuk heq dorë, asnjëherë!
Ty, që shkëlqen në trembje të përbindëshave përderisa rregullon shtretërit dhe qetëson zemrat, largon ëndrrat e këqija, ndryshon petkun si do dhe sa herë të kërkohet, dhe krejt në fund fare ia grabit natës disa çaste për të qenë vetja jote, për të pirë një kafe, a një gotë verë tek shfleton ndonjë libër të ngrysur e të harruar diku para shumë kohësh!
Ty, që të kanë hy fëmijët në pubertet dhe nuk je më aq e dashur, nuk je as në modë e as e afërt! Derisa të përplasen fytyrës shpërthime hormonesh, të qara e të qeshura pa fund, ti shndërrohesh në një ekspert navigacioni dhe kujdesshëm e heshturazi navigon disponime e qëndrime nga më absurdet. Përjeton për të satën herë laramani emocionesh dhe zhvillon e perfeksionon metoda hetuese e hulumtuese që edhe CIA do të kishte lakmi, uroj të kesh durimin e botës se do të të duhet!
Ty, që dashurohesh në potencial, në të mirën, të këndshmen, të njerëzishmen. Ty që je gjithmonë aty, që flakë prapa zënkat e zemërimet, që ushqen moralin dhe nderin, që shtrin dorën e hapë zemrën, që ofron ndihmë dhe dashuri të pakusht, ty që kurrë mend s’u mbushe! Të faleminderit! Pa ty kjo botë nuk do të kishte dritë!
30 Shtator, 2016 at 8:14 pm
Te lumt zemra jem ❤️
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
1 Tetor, 2016 at 7:52 am
T’falemnderit rrushe ❤
PëlqejeniPëlqejeni
1 Tetor, 2016 at 3:51 am
Shume shkrim i bukur!
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
1 Tetor, 2016 at 7:51 am
Te falemnderit Maltina!
PëlqejeniPëlqejeni
1 Tetor, 2016 at 9:07 am
Shume shkrim i bukur! Urime!
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
1 Tetor, 2016 at 12:56 pm
T’falemnderit Irena!
PëlqejeniPëlqejeni
1 Tetor, 2016 at 12:04 pm
Te lumte Vlora! Aq mire e paske pershkru kete gjendje tonen sa nuk ka qysh ma. Une tani jam ne paragrafin e pare (me nje bebeluq qe pom zen mengjesi qut) dhe klasen e pare tu e kry me fmijun tjeter, gjithashtu tema e masterit qe mka met qe sa muaj veq me mbrojte hahaha, per vikende mos tflasim 😢😢
Ska ma mire se me dit edhe dikush tjeter se ncfare situate gjindesh. Falemnderit per solidarizimin ne shkrim e dashur
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
1 Tetor, 2016 at 12:55 pm
Te lumte ty Rukije! Nuk je vet 😉
PëlqejeniPëlqejeni
1 Tetor, 2016 at 2:33 pm
Te lumtë Vlora!…
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
2 Tetor, 2016 at 6:11 am
Falemnderit Fitim!
PëlqejeniPëlqejeni
2 Tetor, 2016 at 12:31 am
me bane me qajt, por te duartrokas ty qe na e kujtove kete.
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
2 Tetor, 2016 at 6:10 am
T’falemnderit Merite!
PëlqejeniPëlqejeni
2 Tetor, 2016 at 12:34 am
Wowwww!
Me ke mbush me emocione perplot! te lumte, ma bukur smundet me u pershkru! 👌🏻
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
2 Tetor, 2016 at 6:11 am
Te falemnderit!
PëlqejeniPëlqejeni
3 Tetor, 2016 at 8:25 am
Good one. Keep it up sister 😉
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
3 Tetor, 2016 at 3:36 pm
Danke!
PëlqejeniPëlqejeni
21 Tetor, 2016 at 10:15 pm
Wow!!!
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
15 Korrik, 2017 at 11:40 am
i mrekullueshëm shkrimi…unë në të gjitha vargjet po e gjej vendin gjer në fund…të lumt!!!
PëlqejeniPëlqejeni
17 Korrik, 2017 at 8:58 am
T’falemnderit Teuta!
PëlqejeniPëlqejeni
17 Korrik, 2017 at 7:56 am
Qe te ishte nje korrnize e plote do kishte qen bukir qe kto fjal ti shkrusj nje mashkull pasi ata jan te verbrit qe nuk arrijn ti veshtrojne e as td kapin sekuenca nga gjith kjo maraton dite/jete…. normal nje femer/ nene ja fjef mundet nje tjetre…sepse jane femra,nena, motra, bija qe te dyja..
Ps.
Te lumt ty qe ke ber kete shkrim.
PëlqejeniPëlqejeni
17 Korrik, 2017 at 8:59 am
Po provojme keshtu t’ua hapim syte :D, t’falemnderit!
PëlqejeniPëlqejeni