Nisa me shkru një poezi të shkurtë
krejt krejt të shkurtë si shkurti
për ty nanë e t’bamat e tua
por shkurt shkurti nuk e zuni
Nuk ta fali nanë që m’ke ba me besue
Se qielli është matanë udhe
E unë me një zgjatje dore
E vizatoj diellin a shiun a çka t’due
Që m’ke qit mes yjesh e m’ke sodit
Me grshanët ma të holla m’ke dhan formë
E me brum të ndenjur m’ke qendis
T’u më randue me besim në këtë botë
Si me pas ditë që shpejt ki me m’lan
E m’ke lan në ma të keqen stinë
E qysh unë ty tash me ta fal
Kur m’ke ngarkue me kaq guxim!
13 Tetor, 2016 at 1:51 pm
You are one of the bravest people I have met, I mean it! You always choose to face fear and conquer it. ❤
PëlqejeniPëlqejeni
14 Tetor, 2016 at 5:30 pm
Vlora sa e bukur kjo poezi, aq edhe prekese 😦 Te lumte Vlora, te deshiroj te gjitha te mirat ne jete!
PëlqejeniPëlqejeni