Ti munesh besë mos me m’zanë,
që tash e kapërcej edhe lumin ma t’fellë
ndoshta bash kur s’duhet
e nji hap se qes
ndoshta bash kur duhet ….
Kjo asht e vërteta jem,
që për ty munet me kanë e huqtë!
Po unë e kam lanë shtëpinë që era andërr i ka ardh’
kur hakun s’ma ka dhanë
e shpirtin ma ka coptue si nji kasap i etun.
Se unë i kam nejt ngat trungut tuj u ba hi
kadal dale si me e pas veremin.
Edhe t’ardhmen e kam lagë me ja hjek zjarminë,
e me ja flladit shpresën;
Po ai hi asht ba, e ardhmja s’më asht tha!
Edhe rranjët me gjakun tem ja kam vadit;
Po ato janë kalb veç edhe ma kadale,
pleh janë ba e gjakun ma kanë baltue!
Edhe degët n’trung me fije të flokëve t’kresë i kam shtrëngu,
veç me lulue e naj pipth me e qit;
Po i kam pa tuj u përplas për toke,
kur frymarrja e parë i ka rrxu,
e flokët e kresë mi kanë shkulë!
Unë e kam lanë shtëpinë që era andërr i ka ardh’
sot edhe veten e kapërcej!
Po rrënojat janë barrë e randë për shpinën tem tash
Unë veç ma e fortë s’bahem…
Lini një Përgjigje