Ku e ka shtëpinë dhimta,
Në shpirtë, n’loçkë, n’krye!
Qysh matet, sa rand duhet me peshu për me t’rrxu?
Flokët a i rriten prej sikletit,
Pagjumësia a ja zhagit nurin netëve,
prej kujtimit n’kujtim
kur edhe hija i mshefet!
Mendjen a t’a troshitë ngadale
apo t’a han me nji kafshatë!
Damart e zemrës a t’i bllokon
apo t’i thanë shkretishi!

Ku e ka shtëpinë dashnia,
Në psalme, n’korde, n’ritëm!
Qysh matet, sa fort duhet me rrezu për me t’shpëtu?
Gjinisë së qumshtit a ja ndërron ngjyrën,
Gjinisë së gjakut a ja flladitë shkallët,
prej dëshprimit n’dëshpërim
kur merimangat ndergjegjen e mshefin!
Arsyen a t’a lyen me ylber,
apo vec me nuanca t’zhveshuna!
Sofrën a t’a shton me gjethe t’kuqrremta
apo t’a gjuen me gurë!

N’djep të dyja përkunden, vend nuk nxajnë
Sikur në ndonji lojë bajate t’shahut
bërthamën t’a shkundin e sytë t’i mjegullojnë!