Ne edhe kemi shpirt ndonjëherë,
por ama askush se ka pa pushim dhe përgjithmonë.

Ditë pas dite e vit pas viti
mund të na kalojë pa të.

Ndonjëherë në rrëmbime e frikë të fëmijërisë
e kemi më gjatë
ndonjëherë
vetëm në habinë që jemi plakur .

Rralle herë na e zgjatë dorën
në orët e liga,
kur i lëvizim mobilet,
apo i mbajmë valixhet,
apo ecim gjatë në këpucë të ngushta.

Kur duhet të plotësojmë formularë
apo copëtojmë mish
e merr ditë të lirë.

Nga mijëra biseda merr pjesë në një
por jo patjetër, e preferon heshtjen.

Sapo trupi kalon nga dhimbja në dhimbje
lirohet nga detyra.

Është nazelik: nuk i pëlqen të na shoh në turma
është luftë e jona ajo për përparësi
dhe nxitim të interesave

Gëzimi dhe pikëllimi
nuk janë dy ndjenja të ndryshme për të
ai merr pjesë veç kur këto kombinohen.

Mund të mbështetemi në të
kur të sigurtë jemi për asgjë
e kurreshtarë për çdo gjë.

Ndër objektet materiale
favorizon orët varëse dhe pasqyrat,
të cilat me kujdes punojnë edhe kur askush nuk shikohet.

Nuk tregon prej nga vjen
apo kur do të zhduket përsëri
edhe pse pyetje të tilla pret.

Neve na duhet ai
por siç duket
edhe ne i duhemi atij
një zot e di pse.