Vajtoj për nji tokë të vjetër, për ngushtësinë e saj t’pafundme, për budallakun e saj të thellë, për kaosin dhe kambënguljen e saj, për fuqinë e saj me e pushtu sojin tem me na hangër për së gjalli me na i zaptu zemrat e grykat e me na i përzie ofshamat me kangë-
Pra, asht ma mirë me fol tue kujtu që nuk o kanë e shkrume me mbijetu.
Por ama tash duhet me vesh tesha që na mbajnë nxehtë me e pagu qiranë e mos me sha rrugëve me dhanë shembull të mirë për fëmijët me thirrë shokë në darka e me i lexu gazetat.
Dashnija e vërtet. A asht njimend e nevojshme? Takti dhe mendja e shëndosh thotë t’kalojmë mbi ta në heshtje, si mbi një skandal në qarqet ma të nalta të Jetës. Fëmijë të përkryem lindin pa ndihmën e saj. Ajo nuk mund ta popullojë planetin as për nji milion vjet, kur ndodh aq rrallë.
Rralle herë na e zgjatë dorën në orët e liga, kur i lëvizim mobilet apo i mbajmë valixhet apo ecim gjatë në këpucë të ngushta
Unë gjinia e dobët!!!! Pirdhu - që kishin me thënë vëllezërit tonë matanë Drinit. Çka do që ti bënë, unë e bëjë duke gjakderdhë!
Përkushtimi, angazhimi e qëndrueshmëria duhet me ju kthy kësaj shoqnie. Duhet me pas mënyra ma t’ mira qysh mundemi me e torturu njani tjetrin, për shembull me ja nxan frymën njani tjetrit me përkushtim e dashni, kjo kujtoj që asht nji prej mënyrave ma t'mira të jetesës. Se jeta t’ shkel pa pardon, nji herë, e dy e tri e katër e veç njerëzit e njerëzishëm, ata për të cilët asht gozhdue Krishti, munden me t’çue prapë në kambë!
“Borxh asgjë s'u kam”, kish me thanë dashnia për këtë çashtje të hapun.
Prej cilës botë je ti emrin e cilës lule e mban, pse nuk je sikur gratë tjera që kalojnë sikur era emrin e të cilave as nuk e kujton, puthjet e të cilave i harron me mëngjesin e parë? Prej... Continue Reading →