Kërko

Me dorë në zemër…

Me zemër plot

Kategori

Blog

A kemi lujt boll?

Në vendin tem krejt kanë luftu, edhe unë që kam qenë në Bllace edhe ai që ka qenë në Zvicër prandaj kemi ma shumë veteranë se miza, ani që vendi na asht coptu. Në vendin tem pakicat i dojmë tepër... Continue Reading →

Featured post

Pasqyra e zezë

Sigurisht i kujtoni me nostalgji kohërat e shkuara, edhe pse jo aq të lavdishme, kur kemi jetuar nën dhunë dhe varfëri të çdoditshme por që kemi qenë të lumtur. Kohërat kur vinin mysafirët për çaj dhe gurabia! Ndërkaq sot, kur jetojmë të lirë, kur e kemi zëvendësuar çajin me verë dhe gurabitë me brumëra shumë më të sofistikuara, jemi të palumtur. Sot, në kohën e gjithë këtyre aplikacioneve që na e mundësojnë komunikimin e menjëhershëm dhe gjithë kësaj teknologjie që ka për qëllim të na socializoj, ne jemi më të vetmuar se që kemi qenë në të kaluarën.

Ky nuk asht shkrim për burra

K’shillë vedit: shkarkoje nji navigator qi punon pa internet, me naj zâ t’kandshëm qi nuk t’i shtin ethet. Kjo larg ma mire së kur e ki burrin në karrikën tjetër t’bahet si kasetofon i prishtë: “Këto pasqyret anash nuk janë për zbukurim”, “Vallahi ti nuk sheh mirë”, “Duhet me mbajt distancën normal që e rrok”, “Me gjithë këtë za nuk e nin as policinë me t’u lshu përmas” “Khuuu bre apet e paske grith”! Në vend të k’saj kange monotone e lëshon Majk-un deri në maksimum: “S’jena mooooo” edhe qjerresh te refreni aty “Amo ti e zgjedhe gurin hupe diamaaaant”!

Kush ma i pari bâni

Andaj, bashkë-atdhetarë të dashur, e di sa të vështirë duhet ta keni, e di se duhet të integroheni, i kuptoj faktorët social, psikologjik e kulturor, por po ju përgjërohem flisni shqip me fëmijët, të paktën në shtëpi, bëjeni për ata, për zhvillim të aftësive të tyre, ngase siç po e shihni fëmijët që përvetësojnë më shumë gjuhë kanë edhe rezultate më të mira në shkollë. Bëjeni për vetën, për komunikim të shëndosh, bëjeni për hallat, për gjyshet, për dajët e tezet, bëjeni për fëmijët tuaj!

A t’kafshon Vetmia

Kjo mendësi, qi instalohet në vogëli, e qi asht trashigua prej brezit në brez, na e ka fut tutën prej të ndejturit apo të qenurit vetun si nji diçka qi nuk kapërdihet, nuk pranohet, si nji diçka qi as normal nuk asht! Dhe kështu falë presionit shoqnor e familjar e orës biologjike vajzat por edhe djemtë i ulin standardet, në disa raste krejt përtoke, për me arrit qëllimin përfundimtar të ekzistencës së tyne pra me u ba qift, edhe me e shtu farën tonë iliro-pellazge. More bre hiq s’ka lidhje a keni naj pikë takimi në vlera a ushqim a horoskop, hiq, ngaqë me kohë mësohesh apo thënë në stilin e dashamirëve “Me nji dynja, kush mirë se ka, veç kush t’rren”. Me automatizëm pra duhet me u pajtu me aq, me e dijtë qi kie me e pas keq se ashtu e kanë krejt, mos me ba fort zhurëm dhe mos me kërkue shumë se ti açik dynjas nuk je, e dynjaja pra asht e tillë.

Featured post

Për Ramushin pak më ndryshe

Po harrojmë se z.Haradinaj para së gjithash është njeri sikur të gjithë ne, është biri i bacës Hilmi dhe nanës Rukë, është babai i Gjinit, Hanës dhe Trimit, është bashkëshorti i Anitës. Mund të marr me mend se ç’lloj trishtimi ka kapluar zemrën e nënës Rukë, zemër kjo e përvëluar sa e sa herë, e copëtuar sa e sa herë, e gërryer me pikëllimin e një nëne që ka humbur pjesë të shpirtit të saj sa e sa herë. Mund të marr me mend ankthin e bacës Hilmi krahas krenarisë së një babe që dha aq shumë për këtë vend.

A i duhet peshkut biçikleta?

Unë besoj se gruaja, financiarisht e pavarur, sot nuk ka nevojë për burrë, në aspektin tradicional pra për t’i ofruar kulm mbi kokë, ushqim, mbrojtje e besa besa as për të bërë fëmijë kur kihet parasysh se sot gratë mund të mbesin shtatzënë me inseminim artificial. Por, unë poashtu besoj se një gruaje të tillë sot, përkundër mungesës së nevojës nuk i mungon dëshira për një burrë. Dëshira pra nuk i mungon. Por, sa është i gatshëm burri shqiptarë të mos jetë i nevojshëm dhe të kënaqet me faktin se është i dëshiruar. Sa i frikësohet ai të qenit vetëm i dëshiruar, pasi që specia e tij është mësuar të mos jap më shumë se minimumin prej vetes duke e pas lluksin e të qenit i nevojshëm. Sa të nevojshme e ka sot burri shqiptarë përkëdheljen e egos, kultivimin e ndjenjës së superioritetit, të qenit shpëtimtarë i familjes, të dëshmojë forcën qoftë edhe përmes muskujve. Dhe a është i gatshëm të ndryshojë?

Featured post

I dashur babadimër,

Apet unë! Jo jo, ende nuk kam hequr dorë prej ekzistencës tënde. Qe sa vite je në grevë babadimër ta dish që e ke tepru. Edhe dije që jam mundu babadimër, besomë, jam mundu të t'zëvendësoj në shtëpinë time por si duket e kam dhi punën. Edhe pse dijetar të ndryshëm të vendit tim po thonë se “Forca e bënë fuqinë” unë besoj se ne të dy duhet të bashkohemi për të bërë fuqinë dhe ti duhet të vish patjetër, se këtë herë e ki punën pisk.

Mos harro që ti je nënë!

E di që nuk është e lehtë, e di që lukthi të rrotullohet, stomaku të dhemb, e di që i ndjen copat e shpirtit tek bien një nga një si fluska bore për ta shturar rrugën e urrejtjes. E di që inati të ka verbuar dhe mllefi të ka errësuar mendjen, e di që me raste e humb arsyen e shëndosh, që është e kuptueshme. Humbe arsyen, qaj e shaj sa të mundesh, çjerru, qesh e përqesh dhe bëjë çfarëdo që ty të ndihmon të tejkalosh këtë situatë por jo para fëmijëve

Featured post

Blog te WordPress.com.

Sipër ↑

Këtë e pëlqejnë %d blogues: