Kërko

Me dorë në zemër…

Me zemër plot

Kategori

Blog

I dashur babadimër,

Apet unë! Jo jo, ende nuk kam hequr dorë prej ekzistencës tënde. Qe sa vite je në grevë babadimër ta dish që e ke tepru. Edhe dije që jam mundu babadimër, besomë, jam mundu të t'zëvendësoj në shtëpinë time por si duket e kam dhi punën. Edhe pse dijetar të ndryshëm të vendit tim po thonë se “Forca e bënë fuqinë” unë besoj se ne të dy duhet të bashkohemi për të bërë fuqinë dhe ti duhet të vish patjetër, se këtë herë e ki punën pisk.

Mos harro që ti je nënë!

E di që nuk është e lehtë, e di që lukthi të rrotullohet, stomaku të dhemb, e di që i ndjen copat e shpirtit tek bien një nga një si fluska bore për ta shturar rrugën e urrejtjes. E di që inati të ka verbuar dhe mllefi të ka errësuar mendjen, e di që me raste e humb arsyen e shëndosh, që është e kuptueshme. Humbe arsyen, qaj e shaj sa të mundesh, çjerru, qesh e përqesh dhe bëjë çfarëdo që ty të ndihmon të tejkalosh këtë situatë por jo para fëmijëve

Featured post

T’i përqafojmë rrudhat!

Sikur të kishte mjaftuar reflektimi në pasqyrë për të kuptuar çka fshihet pas asaj rrudhës në ballë, sa netë pa gjumë fshihen pas asaj tjetrës nën sy, sa dhimbje e vaj fshihet pas qeskave të fryra, pas flokëve të thinjura, pas asaj verdhësisë anemike në fytyrë. Janë edhe rrudhat e mimikës, ato rreth gojës - përkujtim i qeshjeve pa kufi, simbole të bukura hareje. Ato rreth syve - suvenire emocionale që dokumentojnë se e kemi shijuar diellin, se kemi jetuar e përjetuar gëzime e dalldisje pa fund! Pasqyra nuk mund të reflektoj dhe të vlerësoj aq thellë por njeriu mundet! Kujtoj se këto rrudha duhet t’i përqafojmë e t’i bartim me shumë krenari, këto suvenire gëzimesh e pikëllimesh që përshkojnë fytyrat tona janë simbole mbijetese të sfidave që i kemi tejkaluar.

Këmbanë zgjimi

Jam e vetëdijshme që e keqja s’ka skaj, por ama ne sot nuk po e gëzojmë as moshën e pjekurisë. Ne sot, ky popull, kjo shoqëri, kjo gjeneratë që kaloi nëntë rrathët e ferrit e që nuk gëzoi asnjë prej etapave të zhvillimit normal që ish dashtë të kaloj një njeri që nga lindja, sot në liri proteston e ballafaqohet ende me vdekje në burgje, me burgosje e me gjakosje të protestuesve. Nuk e di pleqërinë si do ta kemi, por një gjë e di, e di që kjo shoqëri nuk do të lejoj asnjëherë që fëmijët e tyre të ballafaqohen me të njëjtat tmerre. Vdekja në burg e Astritit trokiti në ndërgjegje të kësaj shoqërie dhe reagimet po shihen gjithandej, çfarëdo qofshin ato, kjo shoqëri po zgjohet, kjo shoqëri po reagon dhe përfundimisht kjo shoqëri po kërkon përgjegjësi. E di që forca e shpirtit të kësaj shoqërie është më e madhe se kaq, e di që vetëdija e kësaj shoqërie është më e lartë se kaq dhe se vullneti i saj është më i madh se kaq. Vdekja e Astritit po na e gërryen shpirtin, shuarja e jetës së tij në burg të Kosovës së lirë është më shumë se tragjike, uroj të jetë e fundit! Astritit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë! Vdekjen e tij e paçim këmbanë zgjimi!

Befasoje mamin!

Pothuajse çdo ditë, unë dhe djali im, e fillojmë betejën e mundimshme të detyrave të shtëpisë aty rreth orës gjashtë pasdite, që ndryshe njihet edhe si ora e trishtimit! Kërkesa ime e parë, e njerëzishme, të fillohet me detyra të shtëpisë has në rezistencë të çeliktë dhe refuzim absolut. Pastaj kërkesa e dytë dhe e tretë, më pak të njerëzishme këto, hasin në arsyetime refuzimi. Jam i lodhur, dua të pushoj, më hahet një mollë, a ka mollë, pse s’ka mollë, tash e kam nxehtë, e tash ftohtë, dua të shiqoj film, dua të dal me biçikletë, kam gjumë, kam etje, kam nevojë për tualet, me dhemb barku, më dhemb koka e dhëmbi e veshi e gishti e çka jo!

Paris mon amour!

S’jam e sigurt pra, kur dhe si filloi dashuria ime me Parisin, por ama jam shumë e sigurt se nuk jemi parë në sy ndonjëherë! Dhe nuk na ndan distanca, jo, nuk na ndan as mungesa e dashurisë. Na ndan izolimi im, na ndajnë procedurat degraduese që më poshtërojnë, na ndajnë vizat bashkë me byrokracinë frymëzënëse.

Shoqe shoqe, kallamoqe!

E keni vënë re se si çdo fund vit ngërthen në vete një lloj nostalgjie për vitin plak por edhe një lloj entuziazmi për vitin që po vjen, dhe këto dy emocione sikur garojnë fuqishëm me njëra tjetrën brenda nesh... Continue Reading →

Fjalët e pleqve ishin me vend!

Nuk thuhet kot pleqve pordhët mos ua dëgjo por fjalët po! Ne, si më të rinj, në përpjekjet tona për të qenë sa më modern e pa paragjykime kemi tendencë t’i kapërcejmë, pa ua vënë fort veshin, gjithë atyre mësimeve... Continue Reading →

Çfarë kam mësuar si një nënë e vetme në Kosovë

U bë tashmë një kohë që unë jam një nënë e vetme dhe përkundër faktit që cop ramë me u integru në Evropë e me i zhdukë kufijtë fizik, kufijtë e mentalitetit të shoqërisë sonë janë shumë të ngushtë për... Continue Reading →

Featured post

Blog te WordPress.com.

Sipër ↑

Këtë e pëlqejnë %d blogues: