Kërko

Me dorë në zemër…

Me zemër plot

Kategori

Përkthime

Lutje për mbijetesë- Audre Lorde

Pra, asht ma mirë me fol tue kujtu që nuk o kanë e shkrume me mbijetu.

Paralajmërim – Jenny Joseph

Por ama tash duhet me vesh tesha që na mbajnë nxehtë me e pagu qiranë e mos me sha rrugëve me dhanë shembull të mirë për fëmijët me thirrë shokë në darka e me i lexu gazetat.

Dashnia e vërtet’ – Wislawa Szymborska

Dashnija e vërtet. A asht njimend e nevojshme? Takti dhe mendja e shëndosh thotë t’kalojmë mbi ta në heshtje, si mbi një skandal në qarqet ma të nalta të Jetës. Fëmijë të përkryem lindin pa ndihmën e saj. Ajo nuk mund ta popullojë planetin as për nji milion vjet, kur ndodh aq rrallë.

Shpirti – Wislawa Szymborska

Rralle herë na e zgjatë dorën në orët e liga, kur i lëvizim mobilet apo i mbajmë valixhet apo ecim gjatë në këpucë të ngushta

FALËNDERIM – Wislawa Szymborska

“Borxh asgjë s'u kam”, kish me thanë dashnia për këtë çashtje të hapun.

Prej cilës botë je ti?

Prej cilës botë je ti emrin e cilës lule e mban, pse nuk je sikur gratë tjera që kalojnë sikur era emrin e të cilave as nuk e kujton, puthjet e të cilave i harron me mëngjesin e parë? Prej... Continue Reading →

Kur nji zog pushon së dashtuni – Vesna Parun

Njerëzit i dojnë takimet e shkurta, letrat e shkurta, përjetimet e shkurta t’cilave nuk ke nevoj me jau lyp kuptimin nalt te yjet e as te skajet ma t’rrezikshme, e t’panjohuna të shpirtit. Po ato vuejtjet  e vogla ngjiten kadale n’trupin tonë t’çkyem prej mërzie, e bahën vet vdekja.

Featured post

N’tana mënyrat grue – Maya Angelou

Me kenë grue asht punë e madhe. Jo pa kënaqësi madje edhe ekstazë, por prapëseprapë asht punë e pafund dhe e pamëshirshme. Me u ba nji grue e moçme mund t’kërkoj ndoshta veç me lind me gjenitale të caktueme, me trashigue gjene jetëgjatësie si dhe fatin mos me t’shkel ndonji kamion, por me u ba dhe me mbet grue kërkon ekzistencën dhe përkushtimin e nji gjenie.    

Featured post

Ti që i ki duert ma t’pafajme se t’mijat – Vesna Parun

Unë nuk e mbërriva moshën ma t’bukur t’burrnisë së tij. Pjellorinë e tij nuk e shtrëngova n’gjinin tem që asht shkretu prej shikimeve t’atyne që i rrahin bagëtinë n’pazar e hajnave lakmitar. Unë kurrë s’kam me i kap për dore fëmjët e tij. E përrallat që për ta i kam gatit dikur moti ndoshta ua tregoj tuj vajtue arinjëve t’vegjël e t’mjerë. t’braktisun në pyllin e zi.  

Featured post

Blog te WordPress.com.

Sipër ↑

Këtë e pëlqejnë %d blogues: