Kërko

Me dorë në zemër…

Me zemër plot

Kategori

Uncategorized

Dashnia e vërtet’ – Wislawa Szymborska

Dashnija e vërtet. A asht njimend e nevojshme? Takti dhe mendja e shëndosh thotë t’kalojmë mbi ta në heshtje, si mbi një skandal në qarqet ma të nalta të Jetës. Fëmijë të përkryem lindin pa ndihmën e saj. Ajo nuk mund ta popullojë planetin as për nji milion vjet, kur ndodh aq rrallë.

Shpirti – Wislawa Szymborska

Rralle herë na e zgjatë dorën në orët e liga, kur i lëvizim mobilet apo i mbajmë valixhet apo ecim gjatë në këpucë të ngushta

Duhet me pas mënyra ma t’ mira të jetesës

Përkushtimi, angazhimi e qëndrueshmëria duhet me ju kthy kësaj shoqnie. Duhet me pas mënyra ma t’ mira qysh mundemi me e torturu njani tjetrin, për shembull me ja nxan frymën njani tjetrit me përkushtim e dashni, kjo kujtoj që asht nji prej mënyrave ma t'mira të jetesës.  Se jeta t’ shkel pa pardon, nji herë, e dy e tri e katër e veç njerëzit e njerëzishëm, ata për të cilët asht gozhdue Krishti, munden me t’çue prapë në kambë!   

Toja

    Nji grue, nji gomë e çfryme, nji smundje, a nji dëshirë: frikat para teje, frikat aq të qeta sa mundesh me i studiju sikurse figurat mbi dërrasën e shahut… nuk janë gjanat e mdhaja që e çojnë njeriun... Continue Reading →

Peng i gjahut

N’djep të dyja përkunden, vend nuk nxajnë Sikur në ndonji lojë bajate t’shahut bërthamën t’a shkundin e sytë t’i mjegullojnë!

Featured post

A kemi lujt boll?

Në vendin tem krejt kanë luftu, edhe unë që kam qenë në Bllace edhe ai që ka qenë në Zvicër prandaj kemi ma shumë veteranë se miza, ani që vendi na asht coptu. Në vendin tem pakicat i dojmë tepër... Continue Reading →

Featured post

Skllavnia

Skllavnia Poezi e shkruar nga Vesna Parun, e përkthyer nga Vlora Konushevci. Jam grue … Rrëfimi jem i lashtë e i trishtuem asht dridh i ngujuem para ndërgjegjës shkamb të maleve. Mos m’gjykoni deri sa te k’noj këtë himn t’vërtetë... Continue Reading →

Qysh m’gërryen malli për ty

Qysh m’gërryen malli për ty sikur treni shinat e vjetruem fishkëllima e tij ma merr paqen e ulë n’vagonin e parë. Rehatinë e shoh tek më del prej shpirtit minut për minut, copa copa nuk e di qysh përbirohet kur... Continue Reading →

Ky nuk asht shkrim për burra

K’shillë vedit: shkarkoje nji navigator qi punon pa internet, me naj zâ t’kandshëm qi nuk t’i shtin ethet. Kjo larg ma mire së kur e ki burrin në karrikën tjetër t’bahet si kasetofon i prishtë: “Këto pasqyret anash nuk janë për zbukurim”, “Vallahi ti nuk sheh mirë”, “Duhet me mbajt distancën normal që e rrok”, “Me gjithë këtë za nuk e nin as policinë me t’u lshu përmas” “Khuuu bre apet e paske grith”! Në vend të k’saj kange monotone e lëshon Majk-un deri në maksimum: “S’jena mooooo” edhe qjerresh te refreni aty “Amo ti e zgjedhe gurin hupe diamaaaant”!

Blog te WordPress.com.

Sipër ↑

Këtë e pëlqejnë %d blogues: