Kërko

Me dorë në zemër…

Me zemër plot

A kemi lujt boll?

Në vendin tem krejt kanë luftu, edhe unë që kam qenë në Bllace edhe ai që ka qenë në Zvicër prandaj kemi ma shumë veteranë se miza, ani që vendi na asht coptu. Në vendin tem pakicat i dojmë tepër... Continue Reading →

Featured post

Pasqyra e zezë

Sigurisht i kujtoni me nostalgji kohërat e shkuara, edhe pse jo aq të lavdishme, kur kemi jetuar nën dhunë dhe varfëri të çdoditshme por që kemi qenë të lumtur. Kohërat kur vinin mysafirët për çaj dhe gurabia! Ndërkaq sot, kur jetojmë të lirë, kur e kemi zëvendësuar çajin me verë dhe gurabitë me brumëra shumë më të sofistikuara, jemi të palumtur. Sot, në kohën e gjithë këtyre aplikacioneve që na e mundësojnë komunikimin e menjëhershëm dhe gjithë kësaj teknologjie që ka për qëllim të na socializoj, ne jemi më të vetmuar se që kemi qenë në të kaluarën.

Tash

Ti munesh besë mos me m’zanë, që tash e kapërcej edhe lumin ma t’fellë ndoshta bash kur s’duhet e nji hap se qes ndoshta bash kur duhet ….   Kjo asht e vërteta jem, që për ty munet me kanë... Continue Reading →

Skllavnia

Skllavnia Poezi e shkruar nga Vesna Parun, e përkthyer nga Vlora Konushevci. Jam grue … Rrëfimi jem i lashtë e i trishtuem asht dridh i ngujuem para ndërgjegjës shkamb të maleve. Mos m’gjykoni deri sa te k’noj këtë himn t’vërtetë... Continue Reading →

Qysh m’gërryen malli për ty

Qysh m’gërryen malli për ty sikur treni shinat e vjetruem fishkëllima e tij ma merr paqen e ulë n’vagonin e parë. Rehatinë e shoh tek më del prej shpirtit minut për minut, copa copa nuk e di qysh përbirohet kur... Continue Reading →

Ky nuk asht shkrim për burra

K’shillë vedit: shkarkoje nji navigator qi punon pa internet, me naj zâ t’kandshëm qi nuk t’i shtin ethet. Kjo larg ma mire së kur e ki burrin në karrikën tjetër t’bahet si kasetofon i prishtë: “Këto pasqyret anash nuk janë për zbukurim”, “Vallahi ti nuk sheh mirë”, “Duhet me mbajt distancën normal që e rrok”, “Me gjithë këtë za nuk e nin as policinë me t’u lshu përmas” “Khuuu bre apet e paske grith”! Në vend të k’saj kange monotone e lëshon Majk-un deri në maksimum: “S’jena mooooo” edhe qjerresh te refreni aty “Amo ti e zgjedhe gurin hupe diamaaaant”!

Shpija jonë

Shpija jonë âsht e nemun, e smut, humnerë! E nuk ka ditë të zotit Kur gjaku nuk gufon prej plagëve t’reja E nuk ka ditë të zotit Kur dikush nuk kjan’ O shpija jonë asht e nemun, e smut, humnerë!... Continue Reading →

Nji mot përpjekjesh

T’ligsht kemi qillue T’ligshta përpjekjet me u çkap Sa herë t’avitem ti veç ma shumë gulçon Me njimij' dreqën n’kryet Tândin Témin Përpjekjet po n’a shkojnë n‘lesh Edhe leshin e kemi përzie S’âsht edhe qi e ki bâ mendjen top... Continue Reading →

Më vjen si refren i ndonnji kânge t’harrueme

Sikur nuk jem’ dashtë kurrë Sikur nuk kem’ puth ândrrat rinore, njanit, tjetrit Sikur nuk ken’ shkarravitë ngjyrat dashnijet në neve Fjalëmbaruem, fjalëharruem Sikur nuk jem’ kâne kurrë Por ndonjihere k’shtu koti Në ndonji ditë të përhimtë Me troshat e... Continue Reading →

Blog te WordPress.com.

Sipër ↑

Këtë e pëlqejnë %d blogues: