Unë nuk e mbërriva moshën ma t’bukur t’burrnisë së tij. Pjellorinë e tij nuk e shtrëngova n’gjinin tem që asht shkretu prej shikimeve t’atyne që i rrahin bagëtinë n’pazar e hajnave lakmitar. Unë kurrë s’kam me i kap për dore fëmjët e tij. E përrallat që për ta i kam gatit dikur moti ndoshta ua tregoj tuj vajtue arinjëve t’vegjël e t’mjerë. t’braktisun në pyllin e zi.